United në gjysmëfinale të FA Cup

21:59 | 13 Prill 2016
M. A.

Manchester Unitedi ka mposhtur West Ham Unitedin me rezultat 2 me 1 për të kaluar tutje në gjysmëfinale të FA Cup./koha

Marcus Rashford në minutën e 54-të dhe Marouane Fellaini në të 67-ën realizuan golat për fitoren e “Djajve të Kuq”.

Rezultati u ngushtua nga Tomkins në minutën e 79-të.

Në gjysmëfinale skuadra e Louis van Gaalit do të takohet me Evertonin.

Shpërndaje në rrjete sociale