Ministri i Jashtëm në Detyrë, Petrit Selimi, dokumentin që e ndalon hyrjen e gjeneralit serb, Lubisha Dikoviq, e ka nënshkruat si ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.
Mirëpo, Selimi për Indeksonline ka thënë se ai është vetëm ministër në detyrë, por ka kompetenca të plota mbi këtë detyrë tani për tani.
Ai thotë se, nuk do të jetë ministër i Jashtëm dhe se shpreson që këtë detyrë ta merr Enver Hoxhaj.
“Debati i nënshkrimit është i kotë. Ministria e Punëve të Jashtme do të ketë ministër të ri dhe shpresoj se ky është Enver Hoxhaj nga PDK, sepse ish-Ministri ka dëshire dhe vullnet për diplomaci, por ky nuk është vendim që unë e marr por koalicioni në nivele te larta”, është shprehur Selimi.
Ai ka thënë se këtë dokument e ka nënshkrua si ministër pasi ka emërim nga kryeministri dhe se ai është ministër fuqiplotë me ingerenca të plota ligjore.
“Në periudhën transitore, kam emërim nga Kryeministri Isa Mustafa si ministër fuqiplotë me ingerenca të plota ligjore. Emërtimi “ministër në detyre” është titull joformal, por jo edhe pozite ligjore”, theksoi Selimi.
Rama nis vizitën në Izrael, ndalet në Nova Site: Një tempull...
Të pagjeturit, kërkohet presion më i madh ndërkombëtar ndaj ...
Ylli fiton me rikthim ndaj Vëllaznimit
Policia në veri të Mitrovicës ndalon një veturë me mall të k...
Pajtohen Limi dhe Alba – kalojnë direkt në skena e mom...
Kamerat e sigurisë në kryeqytet rrisin efektivitetin në traf...