Përfaqësuesja e Kosovës e ka pësuar humbjen e dytë në FED Cup, respektivisht Botërori Ekipor për Femra, Divizioni i Tretë. Pas humbjes së pësuar nga Mali i Zi, vashat kosovare kanë pësuar disfatë edhe nga Norvegjia, 3-0 me ndeshje, në meçet e zhvilluara të mërkurën.
Në duelin e parë, Arlinda Rushiti u mund nga Melanie Stokke, 0:2 në sete, 0:6 e 2:6. Kosovaret e humbën edhe meçin e dytë. Edita Raca u mund nga Ulrikke Eikeri, 0:2 në sete, 0:6 e 0:6, duke mos e fituar asnjë gem, shkruan Zëri.
Edhe në përballjen e çifteve, norvegjezet ishin më të mira. Dyshja Malene Helgo e Andrea Raaholt fituan 2:0 në sete ndaj dyshes kosovare, Fiona Polloshka e Arlinda Rushiti, 6:2 e 6:1.
Kosova do t’i zhvillojë edhe dy meçe në Grupin D, në evenimentin që po mbahet në Ulqin. Ato do të përballen me Marokun dhe në fund me Mozambikun, raporton Zëri.
Synim i trajnerit, Arben Islami, është që të paktën, ekipi i tij ta fitojë një meç. Deri tash, kosovaret nuk e kanë fituar asnjë set, njëjtë siç nuk kishin arritur ta bënin as meshkujt në DAVIS Cup, muajin e kaluar.
Chiellini e konfirmon se Juventusi nuk do ta transferojë En-...
“S’dua t’i shoh këto gjëra”, Alba e zhgënjyer nga Limi dhe a...
Meriton Korenica fantastik, shënon në derbi ndaj FCSB
Juventus fiton bindshëm në derbi ndaj Napolit
KQZ: Procesi i rinumërimit i heq të gjitha dilemat sa u përk...
Obama reagon pas vrasjes së Alex Pretti: Është një tragjedi ...