Gjenden insekte në keksët Plazma (VIDEO)

15:24 | 13 Prill 2016
M. A.

Edhe pse shumë herë dëgjohen zëra se produktet që vijnë nga Serbia në Kosovë janë me përbërje me të veçantë apo janë me afat të skaduar, Kosova prapë vazhdon të importoj më së shumti produkte nga shteti fqinj.

E sa janë këto produkte të shëndetshme për kosovarët e dëshmon edhe kjo video e dërguar në adresë të portalit Arbresh.Info, në të cilën shihen disa insekte në paketimin e keksëve PLAZMA të cilat prodhohen dhe importohen nga Serbia në Kosovë.

Ne video shihet se data e skadimit të këtyre keksëve është 11.02.2017, por në keksët e paketuar  janë gjetur insekte të cilat tregojnë se afati i skadimit mund të jetë fals./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale