Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai po merr pjesë në konferencën parlamentare globale të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Gjatë punimeve të kësaj konference Veseli është takuar dhe ka këmbyer pikëpamje me shumë përfaqësues parlamentesh dhe vendimmarrës nga e gjithë bota.
Veseli është pritur edhe nga zyrtarët më të lartë të USAID’it në Washington nga të cilët ka marrë përkrahje për vazhdimin e mbështetjes për Kosovën.
“Përmirësimi i klimës së investimeve në Kosovë, sundimi i ligjit, përmirësimi i sundimit të ligjit, lufta kundër korrupsionit. Këto ishin në fakt pikat më kryesore në të cilat kërkuan nga ne angazhim”, tha Veseli.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...