Tahiri thotë se shteti demonstroi fuqinë me ndalesën për Sheshelin

20:27 | 12 Prill 2016
M. A.

Ministrja për dialog Edita Tahiri ka thënë se sot është demonstruar fuqia e shtetit kur i’u pamundësua ardhja në Kosovë e Vojslav Sheshelit.

Tahiri ka thënë se Shesheli është shpallur person “non-grata” nga qeveria e Kosovës dhe pas këtij vendimi, atij nuk do ti lejohet hyrja asnjëherë në territorin e Kosovës”.

“Sot kemi dëshmuar fuqinë e shtetit, pasi nuk lejuam hyrjen në Kosovë të kriminelit Voijslav Sheshel”, tha Tahiri për televizionin publik.

Ministrja për dialog e ka komentuar edhe pjesëmarrjen e kolegëve të saj serb nga kabineti qeveritarë në tubimet elektorale të partive serbe, të cilat u karakterizuan me gjuhë ultra-nacionaliste serbe.

“Koleget e mi qeveritarë nga lista serbe kanë bërë shkelje ligjore me pjesëmarrjen e tyre në këto tubime. Por për ndërmarrjen e masave ndaj tyre, unë nuk mund të flas” ka thënë Tahiri.

Ajo ka folur edhe për vështirësitë në zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë, shuarjen e strukturave paralele, lirinë e lëvizjes në pjesën veriore të vendit e tema të tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale