Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, kryesuar nga kryetari i komisionit, Nait Hasani, mbajti sot dëgjim publik, me përfaqësues të mediave, shoqatave, shoqërisë civile dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, lidhur me Projektligjin për ndryshim plotësimin e Ligjit për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta. Në këtë dëgjim, u propozua që lajmi të mbrohet sipas modelit austriak, por një gjë e tillë u kundërshtua nga MKRS-ja.
Diskutimin e hapi kryetari i komisionit duke shprehur shqetësimin e tij rreth këtij projektligji, me shpresë që ky dëgjim të arrijë efektin e dëshirueshëm në përmirësimin e ligjit.
Në vazhdim përfaqësues të OEAK-së, prezantuan një studim krahasues për projektligjin për ndryshim dhe plotësimin e ligjit për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta me fokus mbrojtjen e lajmit.
Sipas komunikatës, ndër pikat kryesore në hulumtim ishin veprat autori i të cilave nuk dihet, riprodhimi dhe shitja, kohëzgjatja e të drejtave dhe mbrojtja, sigurimi i pronave, masat e përkohshme, administrimi kolektiv i të drejtave, si dhe masat ndëshkimore.
Problemet që u paraqitën nga përfaqësues të ndryshëm ishin ato të marrëveshjes mes shfrytëzuesve dhe shoqatës APIK, propozimi rreth përqindjes së muzikës së shfrytëzuar, si dhe definimi i termit “medium”.
“Çështja më e dis kutuara ishte propozimi të përdoret modeli austriak sa i përket përkufizimit dhe mbrojtjes së lajmit. Në këtë model parashihet që lajmi të jetë 12 orë i mbrojtur, dhe pastaj të jetë i lirë për shfrytëzim nga të tjerët. Përkufizimi i lajmit, si dhe modeli austriak, në anën tjetër, është kundërshtuar nga përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke thënë që e drejta e informimit është bazë dhe informatat nga mediumet e ndryshme janë të mbrojtura edhe me ligjin aktual”, thuhet në komunikatë.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...