Ka pothuajse më shumë se shtatë muaj që partitë opozitare VV, AAK e Nisma, po i bojkotojnë punët e Kuvendit të Kosovës duke mos marrë pjesë kështu as në komisionet parlamentare.
Por deputetët e opozitës sot e panë të arsyeshme të marrin pjesë në Komisionin Parlamentar për Stabilizim Asocim, komision i cili e përcjell zbatimin e MSA-së.
Se a nënkupton kjo pjesëmarrje e sotme kthimin e deputetëve të opozitës në punën e Kuvendit të Kosovës, zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka thënë për Indeksonline se deputetët do të marrin pjesë në të gjitha forumet por jo edhe në Kuvend pasi, sipas tij, legjislativi është shndërruar në instrument të Qeverisë.
“Jo, kjo nuk e nënkupton kthimin e tyre në kuvend, deputetët do të marrin pjesë në të gjitha forumet ku do të dëgjohet zëri i tyre por jo në kuvendin e Kosovës, pasi që kuvendi është shndërruar në instrument të qeverisë duke mos pasur kurajën as të kontestoj marrëveshjet antikushtetuese” , ka thënë Nitaj
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...