Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në vitin 2000 kishte qëndrime të ndryshme me ato të sotmet. Thaçi atë kohë nuk pajtohej edhe shumë me ndërkombëtarët. Madje në disa raste edhe i kishte fajësuar për çështje mjaftë të ndjeshme siç është ajo e Mitrovicës. Sipas tashmë presidentit Thaçi, miqtë e tij ndërkombëtarë lejuan në një formë ndarjen e Mitrovicës. Këto qëndrime Thaçi i kishte shprehur në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” në vitin 2000 në cilësinë e bashkëkryesuesit të KPAK-së (Këshilli i Përkohshëm Administrativ i Kosovës).
Ndër të tjera Thaçi në këtë intervistë kishte thënë se Ura e Ibrit në Mitrovicë u bë ndarja qytetit dhe mekanizmat ndërkombëtar vendosen trupat serbe atje.
Kjo është një pjesë e intervistës së Hashim Thaçit e realizuar në vitin 2000’;
Zeri: Ju keni deklaruar se në institucionet e përbashkëta administrative në Kosovë nuk po lejohet hapja e çështjes së Mitrovicës në këto institucione, në të cilat shqiptarët kanë pranuar të marrin pjesë dhe a mendoni se kjo ka qenë një neglizhencë, paaftësi për të parashikuar apo fjala është për diçka tjetër?
Thaçi: Zgjidhja e çështjes së Mitrovicës nuk është problem i dhjetëditëshit të fundit, por është një problem i tetëmuajshit të kaluar. Është problem që nga 10 qershori, që nga ardhja e trupave të KFOR-it në Kosovë, ku menjëherë serbët, të dirigjuar nga Beogradi, vunë barrikada në Mitrovicë, por për fat të keq aty u vunë barrikada edhe nga mekanizmat ndërkombëtare që ishin të dërguar për të vënë siguri dhe për dëbimin e trupave ushtarako-policore serbe nga tërë territori i Kosovës. Dhe ky ishte defekti i parë. Trupat ushtarako-policore serbe si dhe institucionet e Milosheviqit nuk u dëbuan nga Mitrovica, por vazhduan aktivitetin e tyre në Mitrovicë, administrativ por edhe atë ushtarak. Kjo ka ndikuar që aty të tensionohet situata, të largohen shqiptarët nga shtëpitë e tyre dhe thjesht Ura e Ibrit në vend që të jetë urë e afrimit dhe e bashkimit në qytetin e Mitrovicës, u shndërrua në urë të ndarjes së qytetit./ZËRI/




Moti për pesë ditët e ardhshme me vranësira dhe reshje shiu
Pse stërvitja në shtëpi gjatë dimrit është zgjedhja më e men...
Ministrja izraelite e quan ‘Bordin e Paqes’ të Trump një ‘pl...
Trepça fiton ndaj Bashkimit dhe e blindon pozitën e parë
Indonezi, të paktën 16 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga...
Tri gola, një asistim – Shaqiri vendimtar në fitoren e...