
U.S. President Barack Obama speaks during a news conference at the Organization for Economic Cooperation and Development Centre, in Paris, on Tuesday, Dec. 1, 2015. Obama discussed the COP21 climate change summit, and the threat of terrorism from the Islamic State Group. (AP Photo/Evan Vucci)
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, pranoi se Libia është një nga gabimet e mëdha të presidencës së tij. Në një intervistë për rrjetin Fox Neës, Obama shprehu keqardhje për dështimin në parashikimin e asaj që do të vinte pas rënies së diktatorit
Muhamar Gadafi. Megjithatë, Obama e mbrojti ndërhyrjen si veprim të drejtë për popullin libian. Nuk është hera e parë që presidenti Obama shpreh keqardhje mbi gjendjen në Libi. Muajin e kaluar, në një intervistë, ai tha se operacioni në Libi ishte zhvilluar ashtu siç kishte shpresuar, por tashme ky vend ndodhet në kaos të plotë. Obama kritikoi Francën dhe Britaninë e Madhe, në mënyrë të veçantë kryeministrin britanik David Cameron, duke thënë se ai u shpërqendrua pas ndërhyrjes. Presidenti Obama, të cilit nuk i kanë mbetur edhe shumë muaj në detyre, ka folur shpesh herë për dështimet e tij, ndër të cilat përmend edhe ligjin e armëve në SHBA, që mbetet një nga pikat e nxehta të shoqërisë amerikane.
Sqarohet IHMK: Nuk kemi asnjë mosmarrëveshje me komunën e Pr...
Rinumërohen 65% e vendvotimeve
Alex Honnold shkruan historinë/ Alpinisti arriti majën e ndë...
Shaqiri i pandalshëm, shënon në derbi ndaj Zurichit
IHMK i reagon Komunës së Prishtinës: Nuk parashikuam erëra t...
Gjenden municion dhe granata dore në veri, policia publikon ...