Sipas informatave të KMDLNj –së në pikën kufitare në Merdare u arrestua Milovan Bojaniq , ish gjeneral i ushtrisë jugosllave dhe serbe që njëkohësisht ishte shumë i afërt me Sllobodan Millosheviqin.
“Gjenerali i ushtrisë serbe , Milovan Bojoviq është në ndalim policor dhe ka dyshime se ka përgjegjësi për krime kundër civilëve të paarmatosur shqiptarë gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998 – 1999”, thuhet në komunikatën e KMDLNj.
Sipas KMDLNj gjenerali i arrestuar ka pasur përgjegjësi komanduese dhe ka udhëhequr operacionet e ushtrisë serbe në rajonin e Llapit sikur që nën përgjegjësinë e tij kanë qenë forcat paramilitare dhe policore serbe që kanë bërë krime të shumta kundër civilëve, prej vrasjeve individuale deri te vrasjet në masë.
Këto krime deri më sot kanë mbetur të pandëshkuara përveç se është mbajtur një gjykim i improvizuar në Beograd për vrasjen e anëtarëve të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Gashi.
Sipas informatave të KMDLNj –së gjatë luftës së fundit në Kosovë, në rajonin e Llapit janë vrarë 499 persona, dhe 98 të vrarë në masë ndërsa konsiderohen si të zhdukur 53 civilë.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...