Valon Murtezaj, numri dy i Ministrisë së Punëve të Jashtme, e këshilltari i kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa ka komentuar vizitën e kryeministrit të Serbisë në Kosovë, Aleksandar Vuçiq.
Murtezaj ka thënë se me deklarimet e tij Vuçiqi u tregu i paemancipuar e destruktiv.
“Ke dhe shkoj. Kah i ke qit gishtat, tash i qet thembrat, thotë populli.
Kosova, dhe gjithçka e saj, mbet ashtu e kujt është, e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Murtezaj. “Kryeministri i Serbisë u tregua ashtu si është, i paemancipuar dhe destruktiv. E kemi këtë fat të pafat me kojshinë verior”, ka shtuar më tej ai.
Murtezaj ka thënë se sa më pak me u marr me deklaratat e kryeministrave të Serbisë, më e shëndetshme është për politikën dhe zhvillimet e përgjithshme në Kosovë.
“Sa më mirë i kemi/i bëjmë punët brenda në Kosovë – dhe kjo varet nga ne, në radhë të parë nga qeveria por edhe nga të gjithë aktorët politikë në Kosovë – aq më të parëndësishme bëhen fjalët gënjeshtra dhe sjelljet destruktive të fqinjit tonë verior”, ka thënë Murtezaj.
Deputetët e PDK, LDK, AAK thërrasin mbledhje të komisionit p...
“Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare”, Rama: 1.5...
Pas presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, largohet...
Konjufca takon Malajn, theksohet koordinimi i përbashkët në ...
Tërmet i fuqishëm godet Indonezinë, një person mbetet i vdek...
Rikthehet Superliga e Kosovës këtë javë me orar të ri