Kompania për shitje dhe servisimin e veturave “BMW” e djemve të kryeministrit Isa Mustafa po bën import intensiv të auto-pjesëve nga Serbia, përkatësisht nga kompania “Delta Motors” e Miroslav Mushkoviqit, shkruan arbresh.info.
Kështu tha sot deputeti nga VV, Glauk Konjufca i cili përmes një konference për media ka riaktualizuar skandalin e publikuar vitin e kaluar për djemtë e kryeministrit.
Ai tha se ky është skandali i radhës që kjo qeveri po vazhdon të bëjë dhe që sipas Konjufcës, kjo Qeveri po dëshiron të lidhë edhe më shumë Kosovën me Serbinë siç po bënë edhe me “Zajednicën”.
“Zyra e kryeministrit pati shpallur tenderin për mirëmbajtjen e veturave, tender i iu dha djalit të Isës. Ndërkaq, kjo kompani po bën import intensiv të auto-pjesëve nga Serbia, gjegjësisht me kompaninë “Delta Motors” e Miroslav Mishkoviqit”, ka thënë Konjufca.
Gjithasthu ai tha se në dokumentët që ka siguruar Lëvizja Vetëvendosje, për një vitë janë impotuar pjesë me vlerë rreth 77 mijë euro./Arbesh.Info
Stuhia historike në SHBA/ 217 mijë banorë pa energji dhe mbi...
Kurti takoi një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi
Rama: Ftesa e Trump për Bordin e Paqes ngjarje historike për...
Spiropali takon Erdogan: Turqia, rol të rëndësishëm në paqen
KQZ: Procesi i rinumërimit përmbyllet plotësisht në 23 komun...
54 aksidente dhe afër 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fund...