Presidenti i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Joseph Daul, me rastin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, ka përgëzuar kryeministrin Isa Mustafa dhe Qeverinë e Kosovës.
Sipas Daul, MSA-ja do të forcojë procesin integrues të Kosovës në BE dhe do të shërbejë si një bazë e mirë për implementimin e reformave të tjera.
“Ne po festojmë sot së bashku me kryeministrin e Kosovës Mustafa dhe Qeverinë e tij hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit BE-Kosovë. Marrëveshja do të forcojë procesin integrues të Kosovës në BE dhe do të shërbejë si një bazë e mirë për implementimin e reformave të ardhshme”, thotë Joseph Daul, në urimin e tij në Twitter.
Partia Popullore Evropiane (EPP), është grupimi më i madh i partive të qendrës së djathtë në Evropë, anëtarë të së cilës janë edhe CDU-ja e Angela Merkel dhe të gjitha partitë tjera të qendrës së djathtë në vendet e BE-së.
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?