Këshilli i Pavarur Mbikqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ka vendosur që ta shpallë të pavlefshëm vendimin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Nr.317/15 të datës 9 Dhjetor 2015, sipas të cilit, Dr. Asllan Bajramit, drejtorit të QKMF-së në Ferizaj, i ishte ndërprerë marrëdhënia e punës, transmeton gazeta monitor.
Pas ankesës së refuzuar nga Komisioni për Zgjidhjen e Kontesteve dhe Ankesave të Komunës së Ferizajt, Dr. Bajrami ishte ankuar tek Këshilli i Pavarur Mbikqyrës, i cili pas administrimit të provave, më 21 Mars 2016, e shpalli të pavlefshëm vendimin e Kryetarit Muharrem Svarqa, duke gjetur se kryetari i komunës ka shkelur dispozitat e Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës . Poashtu, Këshilli i Pavarur Mbikqyrës ka obliguar Kryetarin e Ferizajt që brenda 15 ditësh ta kthejë Dr. Bajramin në pozitën e drejtorit në QKMF, dhe atij t’i bëhet kompensimi i të gjitha pagave nga momenti i ndërprerjes së marrëdhënies së punës.
Stuhia historike në SHBA/ 217 mijë banorë pa energji dhe mbi...
Kurti takoi një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi
Rama: Ftesa e Trump për Bordin e Paqes ngjarje historike për...
Spiropali takon Erdogan: Turqia, rol të rëndësishëm në paqen
KQZ: Procesi i rinumërimit përmbyllet plotësisht në 23 komun...
54 aksidente dhe afër 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fund...