Qeveria Amerikane ka bërë apel që të ndalohet importi i dy lloj krembananeve nga Serbia dhe një listë e gjatë e imputeve bujqësore, të cilat gjenden edhe në tregun e Kosovës.
Këto produkte, sipas Organizatës Amerikane për produkte ushqimore dhe medicinale, kanë përmbajtjet paligjshme ose të padeklaruar të shtesave, që përfshijnë ngjyrat dhe aditivë të përdorur gjatë prodhimit.
Këto shtesa, thuhet se janë importuar nga kompanitë në mënyrë të paligjshme dhe gjinden në krem bananet “Bananica” të kompanisë Soko Stark DOO si dhe në “Choco Banana”, të kompanisë PIK Takovo.
Në listën e produkteve të dyshimta hyjnë edhe prodhimet e kompanisë bujqësore Alltech-Fermin a.d., raporton Gazeta Fjala.
Në këtë rast, Institucionet amerikane të sigurisë së ushqimit kanë kërkuar që çfarëdo importi nga Serbia që ka ngarkesa të tilla të ndalohet pa ndonjë ekzaminim fizik të mallit.
Të njëjtat produkte janë prezent edhe në tregun e Kosovës dhe vazhdojnë të shiten pa ndonjë pengesë./Gazeta Fjala/
Kurti takoi një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi
Rama: Ftesa e Trump për Bordin e Paqes ngjarje historike për...
Spiropali takon Erdogan: Turqia, rol të rëndësishëm në paqen
KQZ: Procesi i rinumërimit përmbyllet plotësisht në 23 komun...
54 aksidente dhe afër 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fund...
En-Nesyri nuk bindet nga projekti i Juventusit, do transferi...