Shefi i Inspektoratit gjeneral në ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), gjeneral brigade Bashkim Jashari, me ftesë të Komandantit të Forcave Ajrore të Ushtrisë së Republikës së Turqisë, gjeneral me katër yje Abidin Ynall, mori pjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar të Luftimeve Ajrore i cili u mbajt në Turqi.
Gjeneral Bashkim Jashari në emër të ministrisë dhe FSK-së mori pjesë në punimet e konferencës tre ditore të organizuar nga Akademia e Luftës Ajrore, me temë “Luftimet Ajrore’’, e ku ishin të pranishëm më se 60 delegacione të Ministrive të Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura nga të gjitha kontinentet.
Përveç pjesëmarrjes në konferencë, gjeneral Bashkim Jashari u prit edhe nga Komandanti i Forcave Ajrore, gjeneral Ynall, të cilin e falënderoi për ftesën, si dhe për kontributin dhe mbështetjen që po japin Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë Forcës së Sigurisë dhe Republikës së Kosovës në përgjithësi.
Nga ana e tij, gjeneral Abidin Ynall u shpreh i kënaqur me nivelin e bashkëpunimit Turqi-Kosovë si dhe premtoi mbështetje edhe në të ardhmen në të gjitha fushat të precizuara nga marrëveshja zyrtare bilaterale, ndërmjet dyja shteteve në fushën e sigurisë.
Në këtë simpozium, gjeneral Bashkim Jashari shoqërohej nga dy oficerë të MFSK-së , nënkolonel Sefer Isufi dhe toger Ilir Beqiri.
En-Nesyri nuk bindet nga projekti i Juventusit, do transferi...
Protesta e PD-së/ 11 polic të lënduar, 17 protestues të arre...
Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së
Alpinisti amerikan ngjitet pa litarë në ndërtesën më të lart...
Ukraina dhe Rusia bien dakord për raundin e dytë të bisedime...
Këputet vinçi gjatë punimeve, lëndohet një punëtor në Shkaba...