Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, gjatë një takimi që ka zhvilluar me homologun e tij serb, Ivica Daçiq, duke bërë thirrje për mbylljen e Tribunalit të Hagës, ka thënë se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është “një kriminel që është kënaqur duke vrarë”.
Lavrov ka thënë se ka shumë raste kur ky Tribunal ka dëshmuar karakterin e tij të njëanshëm, duke fshehur kriminelët joserb të luftës. Si shembull, ministri rus mori rastin e Ramush Haradinajt, i cili qe shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës, transmeton KosovaPress.
Haradinajn, Lavrov ka thënë se dokumentet e NATO-s që ishin prezantuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, e shpërfaqnin si kriminel, “i cili gëzohej derisa vriste”.
“Shohim qasje të njëjtë për t’i adresuar aspektet e tjera të situatës pas luftës në Ballkan”, ka thënë ai, duke kujtuar se pesë vjet e gjysmë më parë ishte publikuar raporti i ish-eurodeputetit, Dick Marty, ku ai akuzon shqiptarët e Kosovës për trafikim me organe gjatë periudhës së luftës.
Siç ka deklaruar ai, mes njerëzve që kanë qenë të përfshirë në këtë rrjet kriminal janë ata që aktualisht kanë poste të larta në Prishtinë.
En-Nesyri nuk bindet nga projekti i Juventusit, do transferi...
Protesta e PD-së/ 11 polic të lënduar, 17 protestues të arre...
Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së
Alpinisti amerikan ngjitet pa litarë në ndërtesën më të lart...
Ukraina dhe Rusia bien dakord për raundin e dytë të bisedime...
Këputet vinçi gjatë punimeve, lëndohet një punëtor në Shkaba...