Në një rrëfim ekskluziv për emisionin “InfoBox” në RTV Dukagjini, ish komandanti i UÇK-së, Sabit Geci ka rrëfyer se si Gani Geci ka planifikuar edhe vrasjen e kryeministri aktual Isa Mustafa.
Sipas tij, këtë veprim Geci e kishte planifikuar në shenjë hakmarrje për një veprim të Mustafës si kryetar i LDK-së.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai ka thënë se “Sabit Gecin e kanë nxjerrë nga burgu Ilija Trajkoviqi dhe Sami Lutani”, të cilët sipas tij “ia kanë dhënë 100 mijë marka për ta vrarë Adem Jasharin”.
Ja postimi i plotë i tij në Facebook:
Hajnin Sabit Gecin e ka nxjerr nga Burgu Ilija Trajkoviqi e Sami Lutani dhe ja kan dhanë 100 mij dm me vra Adem Jasharin.
Të nderuar miq, prej ditës kurë është vra Adem Jashari qëllimi i të gjithë atyre që dëshironin shfarosjen e Familjes sonë sikur familjen e Adem Jasharit e kanë aktivizuar kriminelin tashmë të dënuar me disa aktvendime të formës së prerë si Sabit Gecin kundër familjes sonë.
Deklaratat e Sabit Gecit janë Deklarata te 1 Prillit që fatmirësisht janë publikuar pikërisht në ditën e Rrenave.
Ftoj medien që e ka bërë publike intervistën, të vijë në shtëpinë time për ti shpjeguar se kushë është Sabit Sabit Geci, sipas të dhënave në internet nga serbët para se me qenë UÇK, ka qenë pjesëtarë i UDB-së, i rekrutuar në burg dhe nga burgu e ka liruar Ilija Trajkoviqi me Sami Lutanin dhe ja kanë dhënë 100 mijë dm me vra Adem Jasharin.
Në Këtë deklaratë po e shoh se Sabit Gecit po i dhimbet LDK -ja.
Gjatë luftës ka arrestuar dy kryetarët e LDK-së. Në Drenicë Sejdi Kocen, e Mehdi Bardhin. Mehdin e kanë rrah brutalisht e Sejdi Kocin e kanë mbajt 8 dit në një burg të improvizuar te një hajn i Mitrovicës me emrin Tefik Haxha.(sic)
En-Nesyri nuk bindet nga projekti i Juventusit, do transferi...
Protesta e PD-së/ 11 polic të lënduar, 17 protestues të arre...
Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së
Alpinisti amerikan ngjitet pa litarë në ndërtesën më të lart...
Ukraina dhe Rusia bien dakord për raundin e dytë të bisedime...
Këputet vinçi gjatë punimeve, lëndohet një punëtor në Shkaba...