Presidenti në ardhje, Hashim Thaçi ka uruar qytetarët me rastin e fillimit të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, duke e quajtur hap historik në rrugëtimin drejt familjes evropiane.
Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:
“Sot hyri në fuqi Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit në mes të Kosovës dhe BE-së, duke shënuar kështu hapin e parë historik në rrugën e anëtarësimit tonë në familjen evropiane.
Uroj ekipin negociues, institucionet, bizneset dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.
Tash na pret një punë madhore në implementimin e MSA-së në çdo sferë të ekonomisë, të politikës dhe të drejtave të njeriut, për të mirën e përgjithshme të shoqërisë”.
Policia e Kosovës zbulon laborator droge në Prizren, arresto...
Seanca plenare nis me kujtimin e demonstratave të pranverës ...
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...
Vdes prifti Dom Kelmend Spaqi, që gjatë luftës lajmëronte if...
FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...