Mospajtimi i opozitës së bashkuar, konkretisht Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje u bë shkaktar i dorëheqjes së ish-shefes së grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj Bujupi. Në një intervistë në “Rubikon” të KTV-së, ajo ka thënë se ka kundërshtuar daljen e njëanshme të Aleancës nga Kuvendi i Kosovës.
“E kam kundërshtuar daljen e njëanshme. I kam kundërshtuar veprimet e njëanshme. Qëllimi im parimor nga fillimi ka qenë që të jemi bashkë”, ka thënë Kadaj Bujupi, tani deputete e pavarur, transmeton Koha.net.
Ajo ka thënë se nuk ka hequr dorë nga qëndrimet dhe bindjet e saj, vetëm nga posti partiak, e që sipas saj, në gjendjen në të cilën gjendet Kosova, pak rëndësi ka se çfarë posti kemi.
“Unë do të vazhdoj të marr pjesë në Kuvend derisa votuesit të besojnë se duhet të jem aty”, ka thënë ajo, e pyetur për rikthimin në seancat e Kuvendit.
Gjenden dhe konfiskohen 150 kg eksploziv dhe armatim në një ...
Policia konfiskon armatim të rëndë në një shtëpi të pabanuar...
Katër persona arrestohen për privim të kundërligjshëm nga li...
Rinumërohen 62% e votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, proc...
Malisheva sot përballet me Dynamo Kyiv në miqësore në Turqi
Mbingarkohet emergjenca në Prishtinë