“Autostrada e Kombit” vazhdimisht është duke u përballë me problemin e vjedhjes së ndriçuesve me ç’rast kjo po shkakton vështirësi tek vozitësit që qarkullojnë në këtë autostradë, shkruan arbresh.info.
Janë bërë pothuajse dy vite që nga vjedhja e instalimeve elektrike, e që Ministria e Infrastrukturës ende nuk ka vendosur ndriçues të rinj dhe se kështu autostrada vazhdon të mbetet në terr.
Portali Arbresh.Info ka kontaktuar me zyrtarë të kësaj ministrie dhe ka marrë përgjigje që brenda vitit 2016 do të fillojnë me riparimin dhe vendosjen në funksion të ndriçimit në “Autostradën e Kombit”.
“Ministria e infrastrukturës , është duke u përballë me problemin e vjedhjes së instalimeve elektrike në Autostradën e Kombit Ministria e Infrastrukturës , përmes programit të Mirëmbajtjes së Autostradës , planifikon që në vitin 2016 të filloj me riparimin e instalimeve elektrike dhe vendosjen në funksion të ndriçimit të “ Autostradës së Kombit “ , thuhet në përgjigjen e Ministrisë.
Vjedhje të tilla i ka konfirmuar edhe policia e Kosovës, ku në një raport dërguar Arbresh.info ka thënë se: “PK-ja ka realizuar disa operacione duke përfshirë edhe arrestimin e personave të dyshuar që janë involvuar në raste të tilla të vjedhjeve dhe rastet e tilla janë proceduar të organet kompetente të drejtësisë”.
Sipas një tabele të dërguar nga PK, thuhet se gjatë viti 2014-2015 janë arrestuar 12 persona, shtetas kosovarë nga Malisheva, Obiliqi, Suhareka dhe Graçanica /Arbresh.info
Gjenden dhe konfiskohen 150 kg eksploziv dhe armatim në një ...
Policia konfiskon armatim të rëndë në një shtëpi të pabanuar...
Katër persona arrestohen për privim të kundërligjshëm nga li...
Rinumërohen 62% e votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, proc...
Malisheva sot përballet me Dynamo Kyiv në miqësore në Turqi
Mbingarkohet emergjenca në Prishtinë