I akuzuari për krime lufte, Vojislav Sheshel gjatë ditës së sotme është shpallur i pafajshëm nga tiribunali i Hagës.
Ndonëse Shesheli akuzohej për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në luftërat në Ballkan në vitet e 90-ta ai prap është liruar nga aktakuza me të cilën ngarkohej.
Por njëhës të çështjeve juridike në Kosovë e shohin vendimin e tribulanit të Hagës si të gabuar dhe të pabazuar në fakte.
Analisti, Azem Vllasi ka thënë për Gazetën Monitor se veprimet e Vojislav Sheshelit kanë ndikuar drejtë për së drejti në kryerjen e krimeve në mbarë Ballkanin.
“Është e habitshme logjika e Hagës që e liroi Sheshelin nga aktakuza. Shesheli ka mbetur si emblem e politikës së Serbisë së asaj kohe e cila ka qenë një politikë vrastare e kriminele” ka thënë Vllasi.
Ai ka shtuar se lirimi i Sheshelit në aktgjykimnin e shkallës së parë është i pabazuar.
“Është e palogjikshme, dhe e pakuptueshme se si u lirua Shesheli. Unë jam i sigurt se kolegji i shkallës së dytë pas ankesës së prokurorisë do ta përfillë logjikën që Shesheli të trajtohet si pjesë e veprimit të bashkuar criminal”, ka shtuar Vllasi për Gazetën Monitor.
Shesheli ka qenë aleat i ngushtë i presidentit serb Sllobodan Millosheviq. Në vitet 1998-2000, ka shërbyer si zëvendëskryeministër i Serbisë.
Ndonëse Sheshel, ishte lejuar nga tribunali në vitin 2014 që të shkoj në Beograd, pasi ishte diagnostifikuar me kancer.
Ai iu dorëzua autoriteteve të Tribunalit të Hagës në mënyrë vullnetare në vitin 2003. Kur gjykata kërkoi që t’i caktohej një avokat kundër dëshirës së tij, ai hyri në grevë urie.
Akuza kundër Sheshelit, përfshinte tre akuza të krimeve kundër njerëzimit dhe gjashtë për krime lufte, për spastrim etnik në Kraoci, Bosnje dhe provincës serbe të Vojvodinës në periudhën në mes gushtit të vitit 1991 dhe shtatorit të vitit 1993.
Gjenden dhe konfiskohen 150 kg eksploziv dhe armatim në një ...
Policia konfiskon armatim të rëndë në një shtëpi të pabanuar...
Katër persona arrestohen për privim të kundërligjshëm nga li...
Rinumërohen 62% e votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, proc...
Malisheva sot përballet me Dynamo Kyiv në miqësore në Turqi
Mbingarkohet emergjenca në Prishtinë