Një person ka shtënë me armë zjarri sot në lagjen “Kodra e Minatorëve” në Mitrovicë, derisa disa fëmijë shqiptarë ishin duke luajtur.
Sipas dëshmitarëve rasti ka ndodhur pasi që fëmijët shqiptarë dhe serbë janë zënë ndërmjet vete.
Prindërit e fëmijëve shqiptarë janë shqetësuar me këtë që ka ndodhur sot dhe se pretendojnë se e dinë që ndaj tyre ka gjuajtur një person i nacionalitetit serb.
Në këto momente ata po japin dëshmitë e tyre në Polici ndërsa pretendojnë se me armë ka gjuajtur një person i nacionalitetit serb. Këtë ngjarje që ka ndodhur e konfirmon për KosovaPress edhe zëvendësdrejtori i Policisë në veri Besim Hoti.
Ai tha se me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë gjetur katër gëzhoja të pistoletës.
“Dëshmitarët(prindërit e fëmijëve shqiptarë) pretendojnë se ndaj fëmijëve ka gjuajtur një person i nacionalitetit serb. Për momentin së bashku me prokurorin jemi duke e hetuar këtë çështje”, tha Hoti për KosovaPress.
Ndonëse Hoti nuk k a përmendur emrin e ndonjë të dyshuari të mundshëm, KosovaPress mëson se në drejtim të fëmijëve dyshohet se ka shtënë personi me emrin Aleksandër Siljekoviq(Acko).
Në këtë rast fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar.
Rastin e ka konfirmuar edhe Gani Hysenaj, përfaqësues i kësaj lagjeje por që nuk ka dhënë detaje.
Policia e Kosovës zbulon laborator droge në Prizren, arresto...
Seanca plenare nis me kujtimin e demonstratave të pranverës ...
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...
Vdes prifti Dom Kelmend Spaqi, që gjatë luftës lajmëronte if...
FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...