Lëvizja Studentore për Barazi, Studim, Kritikë, Veprim ka reaguar pas zgjedhjes së rektorit të ri të Universitetit të Prishtinës, duke përmendur se sot është zgjedhur rektor një ish-anëtar i PDK-së dhe i AKR-së. Kjo lëvizje i ka bërë thirrje rektorit të ri që të jetë i hapur në bashkëpunim me studentët.
Po ashtu, kjo lëvizjes ka kërkuar nga rektori që të jetë këmbëngulës në idenë e reformimit të Arsimit të lartë dhe të angazhohet në mbrojtje të autonomisë universitare, në të kundërtën, SKV-ja paralajmëron se reagimi i studentëve do të jetë i fuqishëm e situata do të jetë e ngjashme si ajo e krijuar nga rektori Gashi dhe të tjerët të llojit të tij.
Ja komunikata e plotë e Lëvizjës Studentore për Barazi, Studim, Kritikë, Veprim
Arsimi i lartë, posaçërisht Universiteti i Prishtinës, vazhdon të jetë në krizë të thellë. Ende po përballet me problemet që e karakterizojnë që nga paslufta e që janë mungesa e aktivitetit të mirëfilltë shkencor, publikimet false të stafit akademik, shndërrimi i Universitetit në kamp militantësh të pushtetit, shkelje flagrante të autonomisë së UP-së etj.
Edhe pse me rrëzimin e rektorit Ibrahim Gashi u hap një mundësi e madhe reformimi, kjo nuk u shfrytëzua. Më tepër, ajo u përmbys nga vegla qeverisëse brenda UP-së. Për më shumë së një vit u luftua me çdo kusht nga senati kriminal çdo hap reformues dhe në anën tjetër Qeveria e Kosovës nuk bëri asgjë për ta jetësuar reformën në arsimin e lartë. Edhe pse u tha nga Ministria e Arsimit se me miratimin e ligjit të ri të arsimit të lartë do të ndryshojë shumëçka, ajo mbeti vetëm si premtim pasi që Lista Serbe, pa hasur në asnjë lloj kundërshtimi nga partnerët e tjerë të koalicionit, pamundësoi miratimin e këtij ligji në Qeveri.
Në vend se të insistohej në miratimin e këtij ligji, Ministria e Arsimit vendosi të kundërtën: hapjen e zgjedhjeve të reja brenda UP-së dhe atë për çdo nivel organizativ. I filluan zgjedhjet të cilat qysh nga fillimi garantonin që përfundimi i tyre që nga studentët e deri te rektori do të përbënin kthim në situata të ngjashme si ato të rektorit Hasani, Rugov a e Gashi e assesi reformim të arsimit të lartë.
Duke pasur parasysh që sot është zgjedhur rektor një ish-anëtar i PDK-së e i AKR-së, pra një ish pjesëtar i pushteteve të pasluftës, ne i bëjmë thirrje rektorit të ri që të jetë i hapur në bashkëpunim me studentët. Kërkojmë nga ky rektor që të jetë këmbëngulës ne idenë e reformimit të Arsimit të lartë dhe të angazhohet në mbrojtje të autonomisë universitare. Në të kundërtën, SKV-ja paralajmëron se reagimi i studentëve do të jetë i fuqishëm e situata do të jetë e ngjashme si ajo e krijuar nga rektori Gashi dhe të tjerët të llojit të tij.
Gjenden dhe konfiskohen 150 kg eksploziv dhe armatim në një ...
Policia konfiskon armatim të rëndë në një shtëpi të pabanuar...
Katër persona arrestohen për privim të kundërligjshëm nga li...
Rinumërohen 62% e votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, proc...
Malisheva sot përballet me Dynamo Kyiv në miqësore në Turqi
Mbingarkohet emergjenca në Prishtinë