Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, vizitoi sot Komunën e Junikut, ku u prit nga kryetari Agron Kuçi dhe bashkëpunëtorët e tij si dhe qytetarë e ndërmarrës të dalluar të kësaj Komune. Përfshirë edhe komunën që kryeministri vizitoi sot, tha se komunat kanë të drejtë të ankohen për mungesë të mjeteve buxhetore.
Siç thuhet në komunikatë, kryeministri Mustafa dhe kryetari Kuçi kanë biseduar për progresin dhe çështjet që preokupojnë këtë Komunë.
“Biseduan për zhvillimet dhe nevojat e përkrahjes më të madhe buxhetore edhe nga niveli i Qeverisë, por edhe nga niveli i ministrive përkatëse. Janë disa nevoja që janë shumë të arsyeshme që ndikojnë pastaj jo vetëm në ndërtimin e infrastrukturës që ju shërben qytetarëve, por edhe në nevojat për zhvillim ekonomik, për zhvillim të turizmit, turizmit familjar, që do të shërbente pastaj për potenciale zhvillimore dhe që të ndalet edhe lëvizja e njerëzve nga kjo trevë”, citohet të ketë thënë kryeministri.
Më tej, kryeministri Mustafa theksoi nevojën për të ndryshuar formulën buxhetore sa i përket ndarjes së buxhetit për komunat e vogla.
“Kemi nevojë që të ndryshojmë më tutje edhe formulën buxhetore me Ligjin mbi Financat Lokale, në mënyrë që komunat e vogla ta kenë një trajtim më të mirë buxhetor për shkak se kriteret e tanishme nuk po i përgjigjen këtyre komunave dhe ato kanë të drejtë plotësisht që ankohen në mungesë të mjeteve buxhetore. U zotuam se do të rishikojmë edhe njëherë në Qeveri në mënyrë që t’ju plotësojmë të gjitha nevojat për mallra dhe shërbime, për mungesën e mjeteve të cilat i kanë t’i përkrahim përmes Ministrisë së Infrastrukturës, por edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë disa objekte infrastrukturore që janë të domosdoshme për komunën, dhe po ashtu të shohim edhe mundësi tjera sipas prioriteteve të komunës që t’iu dalim në krahë, në mënyrë që t’i zgjidhim problemet sepse edhe kryetari i Komunës edhe Komuna ka përgjegjësi ndaj qytetarëve, por kemi edhe ne si Qeveri e Republikës së Kosovës”, është shprehur kryeministri Mustafa.
Kryetari i Komunës, Agron Kuçi, tha se kryeministrin Mustafa e ka njoftuar për zhvillimet e përgjithshme, sfidat, vështirësitë dhe të gjitha zhvillimet tjera që i përkasin jetës publike dhe Komunës.
“Kryeministri i kushtoi rëndësi të veçantë sferës së investimeve, kështu që unë mora zotim të fortë nga kryeministri që në të ardhmen Komuna e Junikut do të mbështetet nga Qeveria e z. Mustafa”, citohet të ketë thënë kryetari Kuçi.
I pyetur nëse kryetari është ankuar për buxhet, kryeministri Mustafa tha se komunat në asnjë rast nuk i shikojmë si komuna me përkatësi partiake.
Në interesimin e gazetarëve për realizimin e marrëveshjeve në Bruksel, kryeministri Mustafa tha se Serbia ka ngecur shumë në implementimin e marrëveshjeve.
“E kemi Marrëveshjen për Kodin telefonik që po e prolongojnë, Marrëveshjen për Energjinë që po ashtu është dashur të filloj implementimi, marrëveshjen për kalimin e lirë mbi lumin Ibër dhe implementimin e saj që po ashtu është dashur dhe plani ka qenë që të kryhet në qershor të këtij viti. Ka edhe plotë marrëveshje tjera që ata nuk po i realizojnë, e të cilat po i thyejnë përmes aktivizimit apo mbajtjes gjallë të strukturave paralele. Ajo që ka mbetur tek ne është vetëm çështja e Asociacionit, mirëpo ne edhe problemin e Asociacionit do ta adresojmë karshi zhbërjes së strukturave paralele në Kosovë dhe karshi një agjende të qartë të përmbushjes së të gjitha detyrimeve të tyre që i kanë marrë deri më tani”, ka thënë kryeministri Mustafa.
Rama ‘shpërthen’ ndaj protestës së opozitës: Jashtëderdhja n...
Administrata Trump nën presion, gjithçka dihet për vrasjen n...
Gjenden dhe konfiskohen 150 kg eksploziv dhe armatim në një ...
Policia konfiskon armatim të rëndë në një shtëpi të pabanuar...
Katër persona arrestohen për privim të kundërligjshëm nga li...
Rinumërohen 62% e votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, proc...