KEDS-i ka sqaruar lajmin e publikuar ditë më parë në media se kjo kompani i ka marr kryefamiljarit Bislim Haliti nga fshati Dovrishtë të Podujevës një lopë, për shkak të borxhit që i kishte KEDS.
Në sqarimin dërguar medieve, KEDS ka thënë se Halitit nuk i është konfiskuar lopa dhe se asnjëherë nuk konfiskojnë pajisje shtëpiake apo pasuri të ndonjë individi në këmbim të borxhit.
Lexoni sqarimin e plotë të KEDS-it rreth rastit në Dvorishtë të Podujevës:
KEDS / KESCO dëshirojnë të sqarojë për opinionin se nuk ia kanë konfiskuar lopën z. Bislim Halitit nga fshati Dvorishtë e Podujevës, siç është apostrofuar në shumë media.
KEDS/KESCO nuk konfiskojnë asnjë pajisje shtëpiake apo pasuri të asnjë individi, por merren me distribuimin, përkatësisht furnizimin me energji elektrike dhe janë të licencuar për të operuar në tërë territorin e Kosovës.
Në kuadër të këtyre kompetencave, KEDS / KESCO kanë përgjegjësi ligjore t’i trajtojnë të gjithë konsumatorët në mënyrë të barabartë. Kjo nënkupton edhe detyrime të anës tjetër, pra ata që e shpenzojnë duhet ta paguajnë.
Në rast të mospagesës së borxhit është praktikë standarde që KEDS / KESCO e dërgojnë rastin tek përmbaruesi në pajtim me ligjin përkatës.
KEDS / KESCO të gjitha veprimtaritë e veta i mbështesin në ligjet e aplikueshme në Kosovë.
Në rastin konkret, ka qenë vet konsumatori që në mënyrë vullnetare kishte shkuar të përmbaruesi dhe e kishte paguar borxhin njëherësh, përkundër faktit se i ishte mundësuar pagesa me rata nga përmbaruesi privat.
KEDS / KESCO lusin të gjitha mediat që të marrin edhe anën tjetër kur shkruajnë në mënyrë që të del e vërteta në shesh dhe të mos rrëshqitet në të pavërteta të cilat po dëmtojnë rëndë dhe qëllimshëm operimet e kompanisë.
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...