Lëvizja për Bashkim kërkon arbitrazh ndërkombëtar për demarkacionin me Malin e Zi. Këtë qëndrim ajo e shprehi përmes një komunikate për medie, që i referohet raportimit, tashmë të diskutueshëm, të Komisionit verifikues të formuar nga presidentja Jahjaga.
Në komunikatën e LB thuhet:
Komisioni Verifikues i krijuar nga presidentja Jahjaga konstatoi se puna dhe rezultatet e Komisionit shtetëror për përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi, në aspektin teknik dhe juridik, kanë qenë në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Ky komision në fund të të gjeturave të tij gjithashtu pohoi se procesi i përcaktimit të vijës kufitare nuk e ka pasur transparencën e duhur. Mungesa e transparencës ka qenë arsyeja pse Lëvizja për Bashkim ka qenë kundër rezultateve të komisionit shtetëror.
Duke qenë një proces jotransparent, ai ka krijuar huti të madhe tek qytetarët e Kosovës dhe si i tillë ka hasur në kundërshtim nga shumë segmente të shoqërisë në Kosovë.
Lëvizja për Bashkim konsideron se Kuvendi i Kosovës është mekanizmi final i cili e bën ratifikimin ose mosratifikimin e asaj marrëveshjeje. Për shkak të paqartësive të mëdha që ka sjellë procesi i demarkacionit, e si rrjedhojë ka ngjallur mosbesim të madh te një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve të Kosovës lidhur me këtë proces, Lëvizja për Bashkim kërkon nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që duke votuar kundër, t’i hapim rrugë dërgimit të kësaj çështjeje në arbitrazh ndërkombëtar.
Gjithashtu, duke e pasur parasysh rëndësinë afatgjate të kësaj çështjeje, kërkojmë nga të gjitha subjektet politike që këtë marrëveshje të mos e shfrytëzojnë për qëllime të politikës ditore, por të njëjtin ta trajtojnë me seriozitetin e duhur. Të jenë pjesëmarrës në procesin vendimmarrës lidhur me këtë çështje dhe aty ta shprehin kundërshtimin e vet.
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...