Presidenti në ardhje i Kosovës, Hashim Thaçi ka përshëndetur Komisionin Ndërkombëtar, siç ka thënë ai, për punën profesionale që ka bërë në demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Thaçi, në Facebook shkruan se Kosova do të vazhdojë të ndërtojë raporte të mira me të gjitha vendet e rajonit.
“Përshëndes punën profesionale të komisionit ndërkombëtar për demarkacionin e kufirit midis Kosovës dhe Malit të Zi. Vlerësimi i komisionit ndërkombëtar, me inicimin e presidentes Jahjaga, ka dhënë përgjigje të saktë dhe profesionale rreth kësaj çështjeje. Kosova do të vazhdojë të ndërtojë raporte të mira me të gjitha vendet e rajonit, duke përmbyllur edhe procesin e demarkacionit mes shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë”, ka shkruar Thaçi./Arbresh.info
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...