Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, thotë se Qeveria që ai udhëheq ka arsye të mburret pasi edhe Komisioni ndërkombëtar konstatoi se kufiri është caktuar duke respektuar plotësisht ligjin dhe procedurat teknike.
“Sot Kuvendi i Republikës së Kosovës emëroi anëtarët e Organit Shqyrtues të Prokurimit, dhe ky organ u bë funksional.
Kishin mbetur edhe tetë rekomandime në fushëveprim të institucioneve të drejtësisë, Këshillit Gjyqësor dhe gjykatave, Prokurorisë së Shtetit, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Organit Shqyrtues të Prokurimit dhe Ministrisë së Administratës Publike të cilat përmbushën detyrat e tyre. Me përkushtim të plotë ia arritën që qytetarëve të Kosovës përfundimisht t’ua krijojnë mundësinë që të udhëtojnë pa viza.
Qeveria ka arsye të mburret me punën e kryer, kurse mbetet në vullnetin politik të BE-së të rekomandojë liberalizimin e vizave për vendin tonë.
Si Kryeministër i vendit, shfrytëzoj rastin të falënderoj të gjithë për përgjegjësinë e treguar dhe punën e kryer. IM”, ka shkruar ai në Facebook.
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...