Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas publikimit të raportit për demarkacionin nga ekspertët ndërkombëtarë. Në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Kosova kufijtë i cakton vetë dhe se askush në emër të stabilitetit nuk mund të pres harta me gërshërë.
“Për tokën tonë, nuk i japim llogari askujt. Respekt secilit, por Kosova është Kosovë, dhe kufiri është në kufi, atje ku ka qenë, në çakorr dhe në Kullë të Zhlepit. Mirë se vjen kushdo që vjen në Kosovë, por kufijtë tanë i caktojmë vetë. Ka kaluar koha, kur në emër të stabilitetit, priten hartat me gërshërë”, ka shkruar Haradinaj, i cili është një ndër kundërshtarët më të zëshëm të marrëveshjes së demarkacionit.
Sipas Haradinajt, e vërteta për kufirin me Malin e Zi, do të zbardhet në ditën që burgosen ata që e zbritën vijën kufitare për disa kilometra brenda territorit të Kosovës./Arbresh.info
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...