Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, edhe përkundër raportit të Komisionit Ndërkombëtar që cilësoi të rregullt procesin për demarkacionin, në Facebook ka shkruar se kjo marrëveshje me Malin e Zi do të zhbëhet, pasi, siç ka shkruar ajo, Kosova nuk ka territor për të falur.
Deputetja e Vetëvendosjes këtë raport e ka quajtur të porositur.
“Të anashkalosh ekspertët vendas dhe të angazhosh ca diplomatë për vlerësimin e vijës kufitare me Malin e Zi, kjo ndodh vetëm tek ne! Të coptojnë gjithandej dhe pastaj të thonë “është e ligjshme”! Nëse Malit të Zi i janë falë mbi 8.000 hektarë, merreni me mend çfarë do të na bëjnë me demarkacionin me Serbinë, nëse i tolerojmë!! Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi do të zhbëhet sepse ne NUK kemi territore për të falur! Rezultatet e porositura nuk na zmbrapsin!”, ka shkruar Haxhiu.
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...