Me fjalimin e Presidentes Atifete Jahjaga, në Këshillin Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë luftës, është ndjerë krenar Ambasadori i Amerikës në Kosovë Greg Delawie.
Në profilin tij në rrjetin social Twitter ai shkruan se është krenar që po e uron Presidenten Jahjaga për zërin që po ua jep heroinave dhe përpjekjet që po i bën për t’iu siguruar atyre ndihmën e nevojshme, njofton Klan Kosova.
Gjatë këtij takimi të organizuar nga Jahjaga, ajo ka thënë se Kosova është e përkushtuar për ta luftuar stigmën që ende i rrethon të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.
Ajo ka thënë se pret nga sistemi i drejtësisë që strategjinë e përpiluar nga këshilli ta jetësojë, për t’iu mundësuar viktimave të dhunës seksuale të kenë qasje në drejtësinë që u takon.
https://twitter.com/AmbDelawie/status/715166835310768129?ref_src=twsrc%5Etfw
Horoskopi ditor
Të dielën priten erëra të forta, Komuna e Prishtinës paralaj...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...