Sulmuesit xhihadistë që sulmuan në aeroportin e Brukselit dhe në metro gjatë javës së kaluar, në internet kanë kërkuar edhe shtëpinë e kryeministrit belg Charles Michel.
Detajet janë gjetur në një kompjuter që ishte hedhur në një kazan plëhrash, shkruan BBC, transmeton arbresh.info.
Raportet e pakonfirmuara sugjerojnë se sulmuesit kishin kërkuar planet e ndërtimit, si dhe fotot e zyrës së kryeministrit.
Në kompjuter përfshihej edhe një mesazh i fundit i njërit nga sulmuesit në Bruksel, transmeton arbresh.info.
Në mesazh, njëri nga sulmuesit aeroportit, Ibrahim el-Bakraoui, u ankua se nuk ndihej i sigurtë në asnjë vend.
Autoritetet belge kanë njoftuar se kanë identifukuar të gjitha viktimat e vrara në sulmet e Brukselit. Shtatëmbëdhjetë ishin belg dhe 15 të tjera nga vende tjera të botës. Ndërsa, 94 persona të plagosur vazhdojnë të mbesin në spital. /Arbresh.info/
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...