Kosova ka nënshkruar marrëveshjen e ekstradimit sot gjatë ditës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kështu është hapur rruga që një kosovar, i cili dyshohet se është militant islamik i kërkuar prej kohësh nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI), të ekstradohet në SHBA.
Zyrtarë kosovarë i kanë thënë Reuters-it që personi i parë që mund të ekstradohet është Bajram Asllani, i cili është i listuar në sajtin zyrtar të FBI-së si person i kërkuar. Ai aty cilësohet si njëri “i armatosur dhe i rrezikshëm”, njofton Klan Kosova.
Në vitin 2010 një prokuror i SHBA-ve nga Karolina Veriore ka lëshuar një akuzë kundër Asllanit, duke e bërë atë përgjegjës për ndihmë të disa terroristëve.
Ai është akuzuar se ka lidhje me një grup në Karolinën Veriore të cilët janë arrestuar në vitin 2009 për një planifikim sulmi ndaj SHBA-ve.
Në sajtin e FBI-së thuhet se Asllani ka bashkëpunuar me tetë persona në Amerikë për të ndërmarrë sulme xhihadiste dhe në operacione që rrisin të ardhurat e grupeve terroriste.
Forcat europiane që operojnë në Kosovë e kanë arrestuar Asllanin në vitin 2010, por ai më pas ishte liruar.
Një panel prej tre gjyqtarësh ndërkombëtarë kishin rrëzuar kërkesën e SHBA-ve për ekstradim të Asllanit, duke thënë se Kosova nuk ka marrëveshje me Shtetet e Bashkuar për ekstradimin e qytetarëve të saj dhe se Uashingtoni kishte dështuar të ofrojë prova të mjaftueshme.
“Unë personalisht kam kërkuar të ekstradohem në Shtetet e Bashkuar, sepse nuk i frikohem drejtësisë amerikane. Besoj në drejtësi, sepse jam i pafajshëm”, ka thënë Asllani.
Autoritet e Policisë së Kosovës kanë thënë se përpos Asllanit janë edhe tre persona të tjerë që SHBA-të kanë kërkuar t’i ekstradojnë.
Horoskopi ditor
Të dielën priten erëra të forta, Komuna e Prishtinës paralaj...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...