Të martën në Prishtinë, mbajt konferenca “Perspektiva Ekonomike e Kosovës – Sfidat dhe mundësitë”, e organizuar nga Leadership and Growth Council dhe e përkrahur nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë.
Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe Ambasadori i Britanike në Kosovë, Ruairi O’Connell i cili i ka veçuar sfidat ekonomike që Kosova ka dhe ka theksuar disa nga mënyrat për të përfituar nga përparësitë e vendit.
Duke folur mbi mundësitë për zhvillim ekonomik në Kosovë, O’Connell ka thënë se Kosova mund t’i humbë edhe të ardhurat nga remitancat dhe s’duhet të varet nga to. Ai gjithashtu e ka përmendur rëndësinë që MSA-ja ka për bizneset e ndërmarrësit në Kosovë.
Ndërsa, Zëvendësministrja e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj, ka folur për standardet e përgjithshme për zhvillim ekonomik.
Kurse, Ramadan Ilazi, zëvendësministër i Integrimit Europian ka folur për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe standardet për zhvillim ekonomik.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...