Nxënësit informohen mbi të drejtat e personave me nevoja të veçanta

15:20 | 29 Mars 2016
M. A.

“EC Ma Ndryshe” dhe “OPDMK” (Organizata e Personave me Distrofi Muskulare të Kosovës) kanë nisur serinë e ligjëratave në shkollat e mesme të Prizrenit, për të informuar nxënësit mbi të drejtat dhe shqetësimet e Personave me Nevoja të Veçanta, si dhe për t’i ftuar ata që të jenë pjesë e aktiviteteve të ardhshme në këtë drejtim, thuhet në njoftimin për media.

Prezantimet para nxënësve realizohen nga vet Personat me Nevoja të Veçanta, me ç’rast zhvillohen edhe diskutime mbi qasjen dhe pjesëmarrjen, me përqendrim në nevojat e Personave me Nevoja të Veçanta.

Duke përdorur mjete dhe metoda kreative dhe përfshirëse, projekti “Prizreni, qytet pa pengesa”, sjellë një qasje alternative për mobilizimin e komunitetit dhe avokimin e bazuar në të drejta për personat me nevoja të veçanta.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit përfshinë rritjen e pjesëmarrjes së Personave me Nevoja të Veçanta dhe të rinjve në projektimin e Prizrenit pa pengesa. Përfitues kryesorë të projektit do të jenë Personat me Nevoja të Veçanta dhe nxënësit e shkollave të mesme të qytetit të Prizrenit.

 

auto_55076654-57cf-4ab7-9452-3e2d7c1602841459256817 auto_b7f4af99-b152-4948-8e74-77f71bb1345e1459256818 auto_2d515f8f-ec50-4b02-9393-d0837d190ae91459256816

Shpërndaje në rrjete sociale