Në fshatin jo shumë larg elektranave të termocentralit “Kosova A”, Milloshevë të Obiliqit kanë përfunduar investimet e Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS, që bëhet fjalë për projekte me ndikim parësor në kualitetin dhe stabilitetin e furnizimin e energjisë për ekonomitë familjare dhe për uljen e humbjeve me dislokimin e njehsorëve.
Zëdhënësi i KEDS-sit, Viktor Buzhala tha se në kuadër të zgjerimit dhe përforcimit të rrjetit, KEDS ka investuar në fshatin Milloshevë, ku përfitues direkt janë mbi 300 familje të këtij fshati. Ai tha se KEDS ka vendosur një trafostacion të ri me fuqi 630 kVA, dhe një tjetër trafostacion ka zhvendosur me kërkesën e komunës së Obiliqit buzë rrugës kryesore. Ndër investimet e tjera janë edhe në rrjetin e ri me kabllo bistek dhe me shtylla të reja nga betoni.
Kompania për shpërndarjen e energjisë investoi në këtë fshat edhe në dislokimin e njehsorëve, ku për Zëdhënësin Buzhala është një proces që po vazhdon në zonat ku ka probleme më të mëdha të vjedhjes së rrymës. Ai tha se KEDS ka investuar në qindra lokalitete, investimet do të vazhdojnë edhe në këtë vit, deri në sjelljen e rrjetit me parametra standard.
Ai tha se në ndonjë rast ka raste ka probleme me konsumatorë për dislokimin e njehsorëve, mirëpo sipas Buzhales fatmirësisht ato falë bisedave dhe dialogut të vazhdueshëm po tejkalohen.
Se investimi do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë dhe kualitetit të furnizimit me energji elektrike stabil, flasin edhe vet banorët për problemet që kanë pasur çdoherë. Banori i fshatit Milloshevë, Enver Sadiku tha se rryma në kët ë fshat është më stabile dhe më kualitative që prej kur është janë vendosur trafot e reja, shtyllat e betonit dhe kabllove të reja. Ai tha se në të kaluarën furnizimi i energjisë elektrike nuk ishte me kualitet dhe ka pasur probleme. Shumica e banorëve në këtë fshat kanë qenë të detyruar të vendosin korrektorët dhe stabilizatorët në shtëpitë e tyre, sepse ka qenë e dobët energjia elektrik.
“S’kemi mundur asgjë me përdorë prej pasjeve të teknikës së bardhë pa korrektor në të kaluerën, kemi qenë të detyruar me vendosur korrektorin për me pasur energji stabile për TV, lavaman etj. Tani s’ka nevojë hiq, korrektorët tash i kemi gjuajtur”, tha Sadiku.
Banori tjetër i kësaj ane M. Mustafa përderisa është mirënjohës për investimet në energjetikë, meqë sipas tij, ka pasur probleme të shumta me tension të energjisë.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...