Përfaqësues të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, kanë organizuar në pikën kufitare të Medarës një aksion të shpërndarjes së ujit për shoferët e automjeteve që po presin në këtë pikë kalimi mes Kosovës dhe Serbisë.
Përmes kësaj fushate, zëvendësdrejtori i kësaj zyre, Dushan Kozarev, ka dashur që të arsyetohet para atyre që po presin në pikën kufitare, duke thënë se “ne nuk dëshirojmë që ju të prisni”, ndërsa ka shtuar se Serbia kërkon që të respektohet në plotësi liria e lëvizjes së mallit.
Si pasojë e ndalesës së librave shkollorë nga autoritetet serbe, të dedikuara për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës, Prishtina zyrtare, kishte marr vendim që të aplikojë masën e reciprocitetit, duke ndaluar hyrjen e mallrave serbe në Kosovë, transmeton lajmi.net.
Ndërsa, në një deklaratë për mediat serbe, Kozarev ka kritikuar qeverinë kosovare për këtë akt, ndërsa ka thënë se aksioni i sotëm do të vazhdojë edhe më tej, nëse nuk shfuqizohet ky vendim.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...