“Nuk ka ndonjë indikacion apo informacion konkret për ndonjë sulm të mundshëm terrorist në Kosovë, por edhe Kosova nuk mund të jetë imune sikurse nuk janë edhe shtetet më të zhvilluara në rajon e më gjerë,” tha për KALLXO.com Daut Hoxha nga Policia e Kosovës.
Hoxha tha se policia është e gatshme të përballet me të gjitha kërcënimet e mundshme.
“Institucionet e vendit janë të gatshme që varësisht nga situata të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme me qëllim të parandalimit të çfarëdo lloj kërcënimi ndaj sigurisë së vendit në përgjithësi dhe kundër qytetarëve të saj në veçanti,” tha Hoxha.
Megjithatë, pas sulmeve terroriste të kësaj jave në aeroportin dhe metronë e Brukselit, në të cilat u vranë 31 persona, Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...