Rexhep Selimi i Vetëvendosjes ka folur për zhvillimet brenda opozitës dhe pas shtyrjes së protestës që ishte organizuar për nesër. Ai tregoi shkakun kryesor për shtyrjen e protestës.
“Analiza brenda grupit është që ka ardhur koha për hapin e radhës. Hapi i radhës sipas Vetëvendosjes është që të krijohet një platformë e re politike së bashku me opozitën dhe shoqërinë civile. Për këtë duhet rikonsolidim brenda opozitës së bashkuar, duhet më shumë dakordancë”, ka thënë Selimi në “Interaktiv” të KTV-së, transmeton Koha.net.
Ai ka thënë se Vetëvendosje ka propozuar shtyrjen e protestës, dhe për këtë ka pasur mendim ndryshe, por jo kundërshtim. Selimi gjithashtu theks të veçantë ka vendosur tek ajo që “Vetëvendosje është avangard për hapa të radhës dhe për kundërshtimin e marrëveshjeve”.
“Opozita e ka shtyrë protestës, duke mos hequr dorë nga uniteti përkundër dallimeve që i kemi që nga fillimi”, ka thënë Selimi, duke shtuar se opozita është e bashkuar dhe qëllimin e ka të njëjtë kundër qeverisë, kundër “Zajednicës” dhe demarkacionit me Malin e Zi.
Selimi tha se edhe Pashkët kanë qenë arsye për shtyrjen e protestës.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...