Dy vjet burg për armëmbajtje pa leje

16:04 | 25 Mars 2016
M. A.

Një trup gjykues i Gjykatës Themelore të Ferizajt, të premten ka shpallur aktgjykimin ndaj të pandehurit Sh.T nga Komuna e Ferizajt, i cili në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj akuzohet se ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi të paautorizuar të armëve dhe për këtë është gjykuar me 2 vjet burg.

I pandehuri Sh,T akuzohet se gjatë muajit korrik 2013 në shtëpinë e tij në Ferizaj, ka mbajtur në pronësi armë të ndaluara me ligjin e zbatueshëm dhe atë: 4 fishek të kalibrave të ndryshëm, një karikator me 10 fishek me mbishkrimet e ndryshme i kalibrit 7.62 x 51 mm,, 2 karikator me 10 copë fishek pistolete, 5 copë eksploziv të llojit TNT secila nga 200 gr, një granatë dore e tipit M-7, një të tipit M-52 një granatë dore e tipit F-1.130 copë fishek të kalibrit të ndryshëm, një mekanizëm i armës së zjarrit, një karikator pistoletë e zbrazur dhe 2 shurdhues të armës së zjarrit, të cilat janë konfiskuar.

Shpërndaje në rrjete sociale