Lajmi i publikuar për Ministrinë e Infrastrukturës se ia ka huqur lidhur me kompaninë e fluturimeve “Easy Jet” po del të jetë i pasaktë. Në një njoftim për media kjo ministri ka treguar se bëhet fjalë për dy Avio Kompani.
“Ministria e Infrastrukturës nuk “ia huq” siç është spekuluar në lidhje me kompaninë “Easy Jet Airlines”, por e ka njoftuar publikun se aktualisht operon Avio Kompania “Easy Jet” e regjistruar dhe e licencuar në Zvicër, ndërsa, prej të dielës, më 27 mars 2016, fillon me fluturime Avio Kompania “Easy Jet” e regjistruar dhe e licencuar në Mbretërinë e Bashkuar, siç ju kemi njoftuar paraprakisht. Pra, kemi të bëjmë me dy Avio Kompani” thuhet në njoftim./Arbresh.info
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...