Deputeti nga radhët e PDK, Avdyl Ymeri në seancën plenare ka ngritur çështjen e informalitetit në ekonomi dhe konkurrencën e lirë. Ai pyeti ministrin e Financave, Avdullah Hoti se a ka kompani të privilegjuara nga Qeveria, por ai nuk mori përgjigje nga ministri Hoti.
Ministri i Financave tha se shkalla e informalitetit në vend mbetet rreth 31 për qind. Sipas tij, Qeveria ka hartuar një strategji e cila lufton kontrabandën dhe ekonominë jo formale.
Hoti ka folur edhe për fenomenin e pastrimit të parave, i cili tha se me Qeveria ka platformë për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e terrorizimit.
Duke folur për informalitetin nëpër kompani, Hoti tha se nga muaj janar 2015, deri në mars të këtij viti, janë 4 mijë punëtorë që kanë kaluar nga punësimi joformal në atë formal.
Projekti për mbledhjen e kuponëve fiskla ka ndikuar në uljen ekonomisë jo formale, që sipas Hotit, janë 1 milion kuponë fiskal në baza mujore, dhe kjo tregon rritjen e vetëdijes. Hoti foli edhe për aksionin e para dy ditëve nga Dogana e Kosovës për luftimin e kontrabandës.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...