Mbrojtësi i PSG-së, Maxwell do të përballet nesër kundër ish skuadrës së tij Barcelona dhe me këtë rast ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij që të jenë të fokusuar sidomos në aspektin defanziv pasi dihet rrezikshmëria që vjen nga sulmi i frikshëm i Barçës.
“Ne duhet të jemi të fortë në mbrojtje. Ne e njohim Barça-n dhe ne e dimë se kemi nevojë për një mbrojtje të fortë në mënyrë që t’i shmangim golat. Ndeshja kundër Chelsea-it na dha shumë besim. Ne jemi më të mirë që nga janari. Ne luajmë mirë, me shumë intensitet dhe kjo na lejon rezultate të mëdha. Është një moment fantastik për ne.”, ka thënë Maxwell.
“Ne duhet ta marrim shansin për të luajtur ndeshjen e parë në shtëpi. Ne e dimë se këtu jemi të fortë. Neve na pëlqen posedimi i topit. Por në fushën e kundërt ne do të gjejmë një ekip vërtetë të fortë, por do të duhet të bëjmë më të mirën. Unë shpresoj që shumë njerëz të vijnë e të na mbushin me gëzim.”, shtoi Maxwell.
“Messi është lojtari më i fortë në botë dhe është e komplikuar për ta ndaluar atë në një kundër një. Ne do të përpiqemi që të jemi solid dhe të mos lejojmë hapësira për Messi, Neymar, Suárez, apo të tjerët.”, tha ai.
“Kur Ibrahimovic është në fushë ne kemi më shumë shanse që të kemi topin falë kushteve të tij fizike. Barça dëshiron që të ketë posedim, kështu që ne do të duhet të jemi të fortë në mbrojtje dhe të saktë kur sulmojmë”, përfundon Maxwell.
Ngjarje e rëndë në Gostivar: Gjendet e varrosur një grua që ...
Von der Leyen: Mos ndërhyni në politikën e Evropës
Tërmeti 6.7 shkallësh i Rihterit në Japoni- publikohen pamje...
50 aksidente trafiku gjatë 24- orëve të fundit në Kosovë
Siriani i therur në Leposaviq, dërgohet në Kirurgjinë Toraka...
Pacolli kujton fjalët e gjyshit të tij: Gjithçka në jetë kër...