Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet nesër, duke filluar prej orës 10:00. Në një komunikatë për media të Kuvendit të Kosovës thuhet se do të jenë 10 pika të rendit të ditës, ku mes tjerash edhe përzgjedhja e anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurorimit Publik.
Rendi i ditës
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar,
7. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me mbikëqyrjen buxhetore të Skemës së Ndihmës Sociale për periudhën 2013-2015,
8. Shqyrtimi i Raportit të punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2014,
9. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejta dhe Interesa të Komuniteteve dhe Kthim lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Fshatin Hoçë e Madhe dhe Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit,
10. Emërimi i një (1) anëtari të Bordit për Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...