Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, sot ka pritur Ministrin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, me të cilin kanë nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi për bashkëfinancim të projektit “Hapja dhe pastrimi i shtratit të lumit Sitnicë”, projekt me të cilin MMPH do të financojë me 200 mijë euro.
Me këtë rast, i pari i Lipjanit dhe ministri Agani, këtë projekt të përbashkët e kanë cilësuar si shumë të rëndësishëm për këtë komunë e sidomos për ato fshatra dhe shkollen fillore “Ismail Luma” në Lipjan të cilat janë janë vërshuar nga lumi Sitnicë sa here që ka pasur të reshura.
Pas firmosjes së ujdisë, dy zyrtarët e kanë vizituar lumin Sitnicë aty ku është theksuar edhe problemi i vërshimeve, transmeton Klan Kosova.
Tragjedi në Mesdhe, të paktën 19 migrantë humbin jetën
“E kam vrarë mamanë”, telefonata që rezultoi e rrejshme alar...
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Agjentë të FBI shkojnë në Havana, hetojnë shkëmbimin e zjarr...
Autizmi rritet deri në katër herë më shumë në 15 vite