Seanca për deputetët që u rrahën në vitin 2012 para objektit të Kuvendit të Kosovës nuk ka zgjatur shumë.
Ajo u ndërpre pasi që në sallë nuk ishte i pranishëm kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.
Gjyqtari ka thënë se nuk po mund të kuptoj arsyen e sjelljes së Ymerit në këtë mënyrë, duke shtuar se kjo gjë po e detyron atë të marr masa tjera.
“Nuk po kuptoj pse po e sjellin vetveten në këtë situatë, që me i sjell me detyrim kur e kanë ditë prej fillimit datën e seancës”, ka thënë ai, duke iu referuar Ymerit.
Ai njoftoi se seanca e re është caktuar më 6 prill në ora 10.
Ndërkohë në sallë ishin të pranishëm deputet Rexhep Selimi, ish-deputet Florin Krasniqi, shoferi Besart Bujupi dhe deputeti, Bekim Haxhiu.
Kujtojmë se Visar Ymeri në seancën e kaluar ishte sjellë nga policia me fletëarrest për të marr pjesë në seancë.
Tragjedi në Mesdhe, të paktën 19 migrantë humbin jetën
“E kam vrarë mamanë”, telefonata që rezultoi e rrejshme alar...
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Agjentë të FBI shkojnë në Havana, hetojnë shkëmbimin e zjarr...
Autizmi rritet deri në katër herë më shumë në 15 vite