Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas lajmit që është publikuar se ai ka kërcënuar gazetarin Vehbi Kajtazi. Mustafa në një intervistë për REL ka thënë se versionin që ai ka dhënë lidhur me këtë rast është vetëm ai në profilin e tij në Facebook, shkruan arbresh.info
“Nuk flitet këtu për version, të atij që kam pasur për këtë situatë, është ai që kam dhënë në Facebook dje, aty i kam dhënë qëndrimet, dhe në asnjë rast tjetër nuk e kam shfrytëzuar as të kërcënoj, as të fyej dikë sepse i vetmi qëndrim i imi i cili është dhënë dhe i vetmi prononcim i imi dhe komunikim, është ai përmes Facebook-ut dhe ai mbetet qëndrim. Mendoj se ka qenë qëndrim i drejtë, ka thënë Mustafa.
I pyetur edhe një here se “Do të thotë nuk e keni telefonuar gazetarin?” ai është përgjigjur “Po them prapë që ajo që unë e kam dhënë në këtë rast, në këtë relacion, është qëndrimi që kam dhënë përmes Facebook-ut./Arbresh.Info
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Agjentë të FBI shkojnë në Havana, hetojnë shkëmbimin e zjarr...
Autizmi rritet deri në katër herë më shumë në 15 vite
Kompjuterët e së ardhmes do të punojnë me dritë
OVL UÇK kundër rritjes së kostos së telefonatave për ish-bas...