Shërbimi për personat e prekur me Down Syndrome ende mbetet sfidë në Kosovë. Kështu u tha sot në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të prekurve me këtë sindrom
Me moton “Më përkrah sot, që nesër të jem i pavarur”, shënimi i kësaj dite po bëhet edhe nga shoqata Down Syndrome Kosova ( DSK), ku në Teatrin Kombëtar u shfaq një film i shkurtër dokumentar, i cili paraqet aktivitetet dhe punën e kësaj shoqate dhe të prekurve me Down Syndrome, të cilët janë pjesë e kësaj shoqate.
Drejtoresha e kësaj shoqate, Sebahate Hajdini – Beqiri, duke përmendur përkushtimin e kësaj shoqate për të prekurit me këtë sindrom bëri thirrje institucioneve dhe shoqërisë për më shumë kujdes për këtë kategori.
“Që nga themelimi e deri më sot jemi përkushtuar për jetë të pavarur për personat e prekur me Down Syndrome. Për ne ende mbetet sfidë shërbimi për personat me Down Syndrome Ne sot bëjmë thirrje te institucionet dhe shoqëria për mundësi për komunitetin e Down Syndrome të cilat janë të garantuara me Kushtetutë”, tha Hajdini-Beqiri.
Ndërsa zëvendësministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Rita Hajzeraj përmendi se në Kosovë janë 870 persona të prekur me Down Syndrome, duke shtuar se në kuadër të skemave të kësaj Ministrie familjet e këtyre personave për çdo muaj ndihmohen me nga 100 euro. Programi në shënim të kësaj dite po vazhdon me pika artistike të përgatitura nga nxënësit e shkollës “Mileniumi i Tretë”.
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...